×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vajza e Steve Jobs tallet keq me iPhone14, thotë se modeli i ri është i njëjtë me atë të mëparshëm

    Insajderi
    08 September 2022 - 15:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nëse ka dikë që Apple do të donte ti bënte “përshtypje” me iPhone-in e ri, është vajza e Steve Jobs, Eve, por mesa duket e reja nuk dukej aspak e emocionuar për modelin e ri të cilin e konsideron pothuajse të njëjtë me versionin e mëparshëm.

    Eve Jobs, vajza e Steve dhe Lorraine Powell Jobs, reagoi ndaj publikimit të Apple të mërkurën për iPhone 14 të ri duke postuar një meme popullore dhe duke shtuar komentin e saj.

    Unë kur përmirësoj iPhone 13 në iPhone 14 pas njoftimit të Apple.”-ishte memja e publikuar nga Eve.

    Dalja e iPhone14, vajza e Steve Jobs "tallet" keq, thotë se

    Thelbi i postimit të Eve është që sipas saj përdoruesit që kishin iPhone 13 dhe po mendojnë të blejnë iPhone 14 nuk do të shohin ndonjë ndryshim.

    Shumë njerëz në komente kryesisht pajtohen me Evën, ndërsa disa theksojnë se shumë nga specifikimet teknike midis iPhone 13 dhe 14 janë të njëjta duke përfshirë madhësinë e ekranit, shpejtësinë e rifreskimit, hapësirën ruajtëse, CPU-në dhe kamerat.

    Duke qenë se ka shumë që besojnë se Apple pësoi një goditje kur Steve Jobs vdiq, pozicioni i Evës e bën goditjen edhe më të fortë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark