×
  • Showbiz
  • Show

    Vajza lë të dashurin prej 4 vitesh pasi i kërkoi parat e ilaçit që bleu për të

    Insajderi
    01 December 2022 - 16:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një vajzë ka ndarë me ndjekësit e saj në TikTok se si vendosi t’i jepte fund lidhjes katër vjeçare pasi partneri i saj i kërkoi lekët e ilaçit që bleu për të. Jackie Li shpjegon përmes një videoje se në një moment u ndje e sëmurë dhe i kërkoi partnerit të saj t’i merrte disa ilaçe kur të kthehej në shtëpi.

    “Pasi mbaroi punën, ndaloi në një farmaci dhe më mori një shurup. Ishte shumë i sjellshëm, e vlerësova shumë”, tha ajo. Siç shton vajza, piu shurupin dhe e zuri gjumi por kur u zgjua e priste një surprizë e pakëndshme. Partneri i saj po i kërkonte përmes një aplikacioni 7 dollarë për shurupin.

    Siç thotë ajo, ata ishin bashkë për katër vite dhe kjo i ra si “zile” në vesh se diçka nuk shkonte në marrëdhënien e tyre. Dhe ashtu, sot ata nuk janë bashkë. Ajo tha se partneri i saj nuk ishte përgjithësisht dorështrënguar gjatë marrëdhënies së tyre dhe se ajo mendon se ky incident, i cili ndodhi në gjashtë muajt e fundit të marrëdhënies së tyre, ishte një shenjë se ata ishin drejt ndarjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark