×
Show

Vajza mbledh para për të pastrehun që i doli në ndihmë

Insajderi
15 March 2016 - 21:37
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një vajzë në Britani të Madhe e cila ngeci në rrugët e Londrës dhe u ndihmua nga një i pastrehë, tashmë ka hapur një fond për njeriun që e ndihmoi, i cili tashmë është rritur në mbi 10 mijë funte angleze.

Gruaja me mbiemrin Sedgebeer humbi trenin nga Londra për në Milton Keynes dhe mbeti në stacion krejt e vetme në orët e natës.

Asaj iu afrua një i pastrehë që i tha se ishte e rrezikshme të qëndronte aty e vetme dhe e ftoi ta dërgonte në një kafene të hapur 24 orë, që ndodhej disa qindra metra më larg.

I pastrehu me emrin Mark, shoqëroi 21-vjeçaren deri në kafene dhe më pas u largua duke i premtuar se do të rikthehej sërish në orët e para të mëngjesit për ta shoqëruar për tek stacioni i trenit, njofton sajti anglez Mashable.com.

Mark e mbajti fjalën dhe u rikthye në orën 05:00 të mëngjesit duke shoqëruar 21-vjeçaren në stacionin e autobusit. Vetë Nicole rrëfeu historinë e saj fillimisht përmes rrjeteve sociale, rrëfim që më pas u përhap me shpejtësi edhe në media.

Në shenjë falenderimi për ndihmën e dhënë, vajza themeloi një faqe donacioni për të grumbulluar para për të pastrehët dhe vetëm në 3 ditë mblodhi më shumë se 10 mijë paundë. /Insajderi.com

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark