09:57 - 22 Mars 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Fushë Kosovë.

Sipas policisë një vajzë, përdoruese e narkotikëve, i ka sulmuar fizikisht prindërit e saj.

“Raportohet se e dyshuara femër kosovare përdoruese e narkotikëve, i kishte sulmuar fizikisht prindërit e saj. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa në konsultim me prokurorin rasti iniciohet ‘Dhunë në familje”, thuhet në raportin policor.

Rasti është duke u hetuar.