×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vaksinimi antiCOVID në Prishtinë, interesim i madh i qytetarëve

    Insajderi
    23 July 2021 - 08:52

    Procesi i vaksinimit antiCOVID po vazhdon në Kosovë, ndërkaq Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se vetëm në 24 orët e fundit janë dhënë 9,999 doza të vaksinës.

    Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 333.705 doza të vaksinës, ndërkaq deri më sot 99.377 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

    Ndryshe, në një postim në rrjetin social Facebook, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë ka postuar fotografi nga qendra “1 Tetori” në Prishtinë, e ku shihet interesim i madh për t’u vaksinuar.

    Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK ditë më parë u kanë bërë thirrje qytetarëve për t’u vaksinuar, si mënyra më e mirë për ta parandaluar një valë të re të pandemisë. /Telegrafi.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark