×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vaksinohen në shkollë kundër COVID-19 nxënësit e gjimnazit “Xhevdet Doda”

    Insajderi
    24 November 2021 - 15:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nxënësit e gjimnazit “Xhevdet Doda” në Prishtinë e patën mundësinë që sot të marrin vaksinën anti-COVID në objektin e tyre shkollor. Kjo falë një ekipi mobil që qëndroi aty gjatë gjithë ditës për t’iu mundësuar atyre imunizimin kundër virusit Corona.

    Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku tha se interesimi i nxënësve për t’u vaksinuar është i madh, derisa bëri të ditur se ky lloj i organizimit të vaksinimit përmes ekipeve mobile do të vazhdojë edhe në institucione të tjera.

    “Sot në këtë shkollë kemi ardhur të bëjmë vizitë gjatë procesit të vaksinimit të fëmijëve, shihet që ka një interesim të madh të të rinjve për tu vaksinuar dhe i inkurajoj të gjithë prindërit dhe mësimdhënësit që të vaksinojë sa më shumë fëmijët në mënyrë që të mbrojmë nga infeksioni dhe shpërndarja e infeksionit tek të tjerët por mbi të gjitha të mbrohen. Këto vaksina parandalojnë edhe forma të rënda të sëmundjes dhe vdekjes.

    “Procesin e vaksinimit përveç në institucionet shëndetësore në qendrat e vaksinimit e kemi filluar tashmë edhe me vaksinimin mobil, njëri ndër shembujt është edhe vaksinimi mobil nëpër institucione që është rasti i ditës së sotme në gjimnazin ‘Xhevdet Doda’,dhe do të vazhdojë edhe në ditët në vijim edhe në shkolla edhe në institucione edhe në vendet më të frekuentuara”, potencon ajo.

    Drejtori i shkollës “Xhevdet Doda”, Etem Jaha, se 70 deri në 80 përqind e nxënësve të klasave të 12-ta janë të vaksinuar.

    “Sa i përket informatave që neve na takojnë si shkollë ne i kemi raportuar gjerësisht i kemi përcjellë tek prindërit nëpërmjet deklarimeve që ata të cilët pajtohen që fëmija i tij të përfshihet në këtë vaksinim të domosdoshëm që është për shëndetin e tyre ata kanë me vete deklaratën dhe të gjithë do të lajmërohen dhe kështu siç e shihni sipas radhës do të vaksinohen.

    “Në bazë të disa informacioneve jo shumë të sakta, sidomos tek klasat e 12-ta kemi hetuar që një numër i konsideruar i nxënësve 70-80 përqind me vet iniciativë janë vaksinuar duke e parë rëndësinë që e ka vaksina. Ndërsa në klasat e 10-ta dhe 11-ta sigurisht kanë hezituar për shkak të moshës… shpresoj që edhe të tjerët të cilët deri tash kanë hezituar te binden dhe t’iu drejtohen institucioneve kredibile për vaksinim”, ka shtuar ai.

    Gjimnazistët mirëpritën këtë nismë të Ministrisë së Shëndetësisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark