×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vaksinohet pa i ardhur radha – jep dorëheqje kryetari i këtij qyteti

    Insajderi
    07 March 2021 - 21:13

    Kryetari i bashkisë së qytetit sicilian Corleone, Nicolo Nicolosi, bëri sot të ditur dorëheqjen e tij pasi që ai mori një vaksinë kundërCOVID-19 para se t’i vijë radha.

    “Unë nuk fjeta një natë para se të mendoja për vendimin dhe arrita në përfundim se ishte e drejtë të jepja dorëheqjen,” tha Nicolosi (78), njoftoi agjencia italiane ANSA.

    Media njoftoi se policia po hetonte rastin. Italia filloi vaksinimin në fund të dhjetorit dhe përparësia iu dha punëtorëve mjekësorë dhe personave më të vjetër se 80-vjeç.

    Sidoqoftë, Nicolosi atëherë tha se politikanët lokalë si ai duhet të mbrohen menjëherë nga virusi korona, si dhe punonjësit e mjekësisë.

    Përveç Nicolosit, këshilltarët e qytetit u vaksinuan gjithashtu. Qyteza Corleone u bë e njohur nga regjisori amerikan Francis Ford Coppola me filmin kult “The Godfather” (1972) për mafinë siciliane dhe familjen Corleone, me protagonistë aktorë të mëdhenj – Marlon Brando, Al Pacino dhe Diana Keaton. /Insajderi.org

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark