×
Show / Fashion

Valentino në telashe me Dior: Ç’ndodhi mes markave të famshme?

Insajderi
12 July 2022 - 15:45
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Një konflikt ka shpërthyer papritur në botën e modës së lartë pasi Dior është më shumë se e revoltuar me Valentino-n. Shtëpia franceze e modës Dior kërkon kompesim nga marka e famshme italiane pasi kjo e fundit, sipas Dior ka bllokuar një nga dyqanet gjatë shfaqjes së mbajtur në Romë.

Sipas Women’s Wear Daily, në një letër dërguar Valentino-s, menaxheri i shitjeve të Christian Dior Italia u ankua se aksesi i dyqanit të Dior u kufizua pas shfaqjes dhe se klientët refuzonin të futeshin sepse “ishin të bllokuar nga barrierat e vendosura”.

Si rezultat, dyqani “mbeti bosh dhe nuk mund të funksiononte gjatë gjithë pasdites. Thuhet se shtëpia franceze e modës i ka kërkuar dëmshpërblim rreth €100,000 për fitimet e humbura. Sipas letrës, nëse Valentino nuk arrin ta paguajë gjobën brenda 15 ditëve, Dior do të marrë gjithë masat e tjera të nevojshme për të mbrojtur të drejtat e veta.

Valentino nuk ka ende një përgjigje në lidhje me akuzat dhe pretendimet e Dior, por një pjesë e njerëzve janë të mendimit se akuzat janë të pakuptimta.

“Nuk e di pse Dior e bëri këtë. Nëse është kështu, çdo lloj dyqani mund ta pretendonte këtë dhe askush s’e bëri.”

Rreth zonës ku u mbajt shfaqja krah Dior ka dyqane të tjera të markave luksoze si Gucci, Prada, Moncler, etj.

Burimi: The Guardian

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark