×
  • Showbiz
  • Show

    Vali Corleone zhduket bashkë me paratë që shfaqi në Tik-Tok, ja çfarë gjeti policia në shtëpinë e tij

    Insajderi
    24 November 2022 - 15:12

    Krimet Ekonomike kanë batisur mëngjesin e sotëm shtëpinë e Vali Corleones, në lagjen Gavran të Gjilanit.

    Deri tek kjo bastisje ka ardhur si pasojë e publikimit të parave në rrjetin social TikTok, ku Corleone është mjaftë aktiv. Bastisja ka filluar nga ora 09:45 deri në orën 10:00, por gjithçka ka rezultuar pastër.

    Rastin e kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

    Policia ka bërë të ditur se në shtëpinë e Vali Corleone kanë sekuestruar disa kontrata noteriale në lidhje me shitblerjen e disa lokaleve dhe pronave  si dhe një telefon celular.

    Aksioni i policisë u bë për shkak të dyshimeve për ‘pastrim parash’ nga Vali Corleone.

    “Kontrolli është  realizuar duke u  bazuar  në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë. I dyshuari përmes rrjetit  social  ”Tik-Tok” ka prezantuar  për publikun para  me ngjyrë të cilat dyshohet të jene përfituar nga  kryerja e veprave penale të ndryshme. Gjatë  kontrollit është arritur të sekuestrohen disa kontrata noteriale në lidhje me shitblerjen e disa lokaleve dhe pronave  si dhe një telefon celular”, thuhet në komunikatën e policisë.

    Tutje, policia ka konfirmuar se Vali nuk ishte në shtëpi gjatë bastisjes.

    “I dyshuari  nuk është hasur  në shtëpi, dyshohet të jete në Republikën e Maqedonisë Veriore. Të gjitha veprimet hetimore dhe operative janë zhvilluar me autorizimin e Prokurorisë Speciale te Republikës se Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark