×
  • Sport
  • Sport

    Behrami: Unë dhe shqiptarët e Zvicrës nuk do luajmë për Kosovën

    Insajderi
    23 March 2016 - 14:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Behrami që është në grumbullim me përfaqësuesen zvicerane, në një intervistë për portalin zviceran 20min.ch ka deklaruar se është në një moshë që nuk i konvenon ndërrimi i përfaqësueses duke thënë po ashtu se Kosova është larg nivelit të Zvicrës.

    “Për mua, jam 100 për qind i bindur që nuk do të luaj për Kosovën, pasi jam 30 vjeçar. Ne[Zvicra] kemi arritur kë kualifikohemi në të gjitha kompeticionet e mëdha që prej vitit 2004, ndërsa Kosova është ende larg”, ka thënë futbollisti i lindur në Mitrovicë.

    30-vjeçari ka folur edhe për situatën e futbollistëve të tjerë me origjinë shqiptare që paraqiten në kombëtaren e Zvicrës, për të cilët ai është shprehur i bindur që po ashtu nuk do ta ndërrojnë ekipin përfaqësues.

    “Gjithsesi, as ata nuk do ta ndërrojnë [përfaqësuesen]. Ata janë rritur këtu dhe synimi i tyre ka qenë gjithmonë të luajnë me ekipin kombëtar zviceran”, pohoi Behrami.

    Futbollisti i Watfordit tha që Kosova mund të bëjë një përfaqësuese të fortë, por vetëm në të ardhmen pasi ta krijojë një baze dhe strukturë të fortë brenda shtetit të tyre, e jo të mbështetet tek futbollistët që luajnë në Zvicër, Finlandë apo Suedi.

    Për përfaqësuesen e futbollit të Zvicrës momentalisht luajnë shtatë futbollistë -Behrami, Xhaka, Tarashaj, Shaqiri,Xhemaili, Kasami, Mehmedi.

    Kosova pritet që të bëhet anëtare e FIFA-s më 3 maj të këtij viti, kur do të vendoset për pranimin apo jo të Kosovës në instancën më të lartë të futbollit ndërkombëtarë. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark