×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Valon Berisha flet për mediumin norvegjez/ Zbulon ëndrrat e tij dhe planet pas pensionimit

    Insajderi
    25 June 2022 - 22:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në një bisedë për mediumin norvegjez, Tv2, mesfushori kosovar, Valon Berisha ka zbuluar dy ëndrrat e tij në karrierën futbollistike.

    Ai tha se ëndërron të luajë në një kampionat evropian apo botëror me Kosovën dhe tjetra që të luajë në Premierligë.

    Ai ka mbushur 29 vjeç, karriera e tij futbollistike është drejt fundit. Këtë e kupton vetë. Megjithatë, ai nuk ka në plan të tërhiqet menjëherë.

    “Punoj që të mund të qëndroj në një nivel të lartë edhe pesë-gjashtë vjet”, thotë Berisha.

    Edhe pse disa lëndime të vogla e kanë mbajtur atë jashtë fushës për pjesën më të madhe të sezonit në Reims, ai punon pa u lodhur për të realizuar ëndrrat e tij të në futboll.

    “Nëse arrij të fitoj diçka me një klub si Reims, atëherë do të marr një transferim në një klub më të madh”, thotë ai.

    Tutje, ai tregon se pas pensionimit e mendon ta vazhdojë jetën në Norvegji.

    “Unë jam rritur atje, familja ime është atje, jeta ime jashtë futbollit është atje. Pra, ideja është që të vendosemi atje dhe të shpresojmë të kemi një familje dhe disa fëmijë”. thotë Berisha.

    I pyetur se cilat janë planet e tij pas pensionimit, Berisha tha se dëshiron të hapë një akademi të futbollit.

    “Do të bëj patjetër një pushim të shkurtër. Ndoshta do të kaloj një vit duke parë pak botën. Të fluturoj pak, ndërsa zbuloj se çfarë lloj jete më tërheq më shumë”, tregon Berisha.

    Në çdo rast, ai beson se do të ketë “diçka me futbollin”.

    “Ndjej se kam kaq shumë për të dhënë. Unë kam shumë përvojë dhe jam shumë i mirë për t’i bërë njerëzit të besojnë në diçka. Vë re se njerëzve u pëlqen të dëgjojnë gjërat që kam për të thënë”, thotë Berisha.

    Këtë, ai e ka marrë vesh në një shkolle futbolli për fëmijë në Kosovë. Një eksperiencë që i dha më shumë shije.

    “Mendoj se do të ishte mirë të kishim një akademi të Valonit për të ndihmuar talentët e rinj në Kosovë, në mënyrë që ata të kishin një karrierë jashtë vendit. Jo sepse dua të fitoj diçka prej saj, por vetëm për të ndihmuar. Unë dua t’u jap të tjerëve një shans. Kjo është më e pakta që mund të bëj”, përfundoi mesfushori kosovar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark