×
  • Lajme
  • Insajderi

    Valon Syla e quan të poshtër vendimin e Vjosa Osmanit për shkarkimin e Valdete Dakës

    Insajderi
    14 June 2021 - 16:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Analisti Valon Syla e ka quajtur të poshtër vendimin e presidentes Osmani për shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryetares së KQZ-së.

    Sipas tij, kjo është shkelje ligjore dhe morale duke e degraduar vendin.

    Postimi i tij i plotë:

    Valdete Daka lavdohet se i ka organizuar zgjedhjet ma të mira në regjion, por shkarkohet nga Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, se duhet me shti aty dikon…

    Kjo është shkelje edhe ligjore edhe morale. Edhe e poshtër. Vendi po degradon.

    Një faleminderim për Valdete Dakën për punën dhe profesionalizmin. Zojë je tregu, dhe je.

    Ky është Alarm për Shoqërinë Civile. E sidomos ato feministet selektive që reagojnë për krejtë gratë e Kosovës, por jo për gruan që i organizoi zgjedhjet më të mira disa herë në regjion.

    #albanologji #kqz #medakën

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark