×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Valon Syla ia numëron dështimet Albin Kurtit: Tash po paralajmëron luftë

    Insajderi
    09 August 2022 - 13:41

    Gazetari e analisti Valon Syla, ka bërë listimin e dështimeve të qeverisë Kurti.

    Sipas tij, tani që po hyjmë në muajin shtator, suficiti i pashpenzuar i investimeve qeveritare në shkolla, çerdhe e rrugë, është i barabartë me 90 për qind.

    Tutje ai vazhdon se inflacioni është i barabartë me 15 për qind, përderisa 60 mijë qytetarë gjatë mandatit të tij kanë ikur nga Kosova.

    Ai në fund ka shkruar se Qeveria Kurti është më e dobët statistikisht që nga shpallja e pavarsisë.

    “Qeveria Kurti më e dobët statistikisht që nga shpallja e pavarësisë”, ka shkruar Syla.

    Postimi i plotë i Valon Sylës:

    Qe po hyjmë në shtator…

    ⛔️Suficiti i pashpenzuar i investimeve qeveritare ne shkolla, qerdhe, rruge = 90%

    ⛔️Inflacioni zyrtar = 15%

    ⛔️ Numri i qytetarëve qe kanë ikur nga Kosova gjatë mandatit të Kurtit = mbi 60,000

    ⛔️ Aplikimi për Këshill të Europës = një hajgare e harruar

    ⛔️ Pregaditjet për krizën e rrymës = zero

    ✅ Ditët e Kurtit të kaluar jashtë Kosovës pa sjellë asnjë investitor dhe asnjë njohje = mbi 50.

    ⁉️ Tash ja ka nis me paralajmëru luftë.

    Ky rrenc nuk din dhe nuk don me qeverisë. Rezultatet flasin vetë. Qeveria Kurti më e dobët statistikisht që nga shpallja e pavarësisë.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark