×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Valon Syla: Po vjen era zgjedhje të reja

    Insajderi
    23 May 2023 - 21:01

    Analisti Valon Syla ka paralajmëruar zgjedhje të reja në nivel nacional.

    Syla ka marrë si shembull deklaratat e fundit të kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca dhe presidentes Vjosa Osmani për të arritur në këtë përfundim.

    “Po vjen era zgjedhje. Moti nuk kanë hongër pasul me hoxhën”, thotë ai.  

    “Një prej motiveve kryesore është se institucionet në veri nuk janë të formuara si duhet dhe për ta kthyer Listën Serbe duhet zgjedhje të reja. Albini po shukatet por Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca po thonë më shumë. Këta po thirren në gjuhë diplomatike dhe tone patetike nacionaliste se në mënyrë ligjore nuk mund të hyjnë serbët në institucione në veri na një palë zgjedhje. Këtu po vjen era se kjo qeveri, që nuk njihet për asnjë punë, tani po kërkon ta kryejë Asociacionin në kombinim me parti tjera dhe Listën Serbe”, përfundoi Syla në T7.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark