×
Show / Fashion

Vanuatu, ishulli i lumturisë

Insajderi
03 October 2019 - 12:48
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Vanuatu vazhdon të konsiderohet si një prej vendeve më të lumtura të botës, duke pushtuar klasifikimet pavarësisht kalimit të kohës.

Shumë njerëz në këtë ishull të vogël në jug të Paqësorit me 75% popullsi rurale, nuk janë të pasur, ndaj natyrshëm lind pyetja: si ka mundësi që janë kaq të lumtur? Sekretin e rrëfejnë vetë banorët.

“Njerëzit këtu janë shumë të relaksuar, qeshin shumë, por mbi të gjitha, nuk e kanë shqetësimin e parave! Këtu tek ne, që kur lind, mëson të punosh tokën e të merresh me kopshtari”, shprehen vendasit, transmeton TCH.

“Është pjesë e kulturës tonë dhe ne jemi të lumtur të jetojmë në këtë mënyrë”, rrëfejnë ata.

“Që të gjithë kanë praktikisht tokën e tyre dhe janë shumë të kujdesshëm me natyrën”.

Përpos kësaj, ekziston një mungesë materializmi që ia bën jetën shumë më të thjeshtë. Të mos qenit materialist dhe lidhjet e forta familjare konsiderohen në fakt si dy prej shtyllave të jetës së lumtur dhe në ishullin e Vanuatu-t, këto i gjen kudo. Ndaj dhe është një ndër vendet më të lumtur, sipas “Happy Planet Index”, i cili merr në konsideratë barazinë, jetëgjatësinë, mirëqenien dhe kushtet mjedisore.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark