×
  • Lajme
  • Kulturë
  • Lajme / Kosovë

    Varroset instrumentisti i njohur, Shaqir Hoti

    Insajderi
    11 April 2021 - 17:07

    I është dhënë lamtumira e fundit instrumentistit të njohur, Shaqir Hoti.

    Hoti u varros në Rugovë të Hasit të Gjakovës në një ceremoni ku morën pjesë familjarë e miq të të ndjerit.

    Shaqir Hoti ishte i lindur më 1936, në fshatin Rogovë të Hasit. Që në moshën 6-vjeçare luajti me instrumentet aerofone si fyej, kavalle, bishtnica, pipëza e të tjera.

    Shkollën fillore e kreu në vendlindje e të mesmen e muzikës në Prizren, në flaut.

    Një kohë punoi në fshatin e lindjes duke kontribuar në organizimin e jetës kulturore. Më pas u angazhua në orkestrën popullore të Radio Prishtinës si flautist i parë. Mori pjesë në festivale me karakter vendor dhe ndërkombëtar me instrumente frymore.

    Mbetet e veçantë paraqitja në Berlinin Perëndimor më 1969, në një festival ndërkombëtar ku me këngën “Baresha”, të interpretuar nga Nexhmije Pagarusha, fituan çmimin e parë.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark