×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vasfije Krasniqi arrin të sigurojë ulëse në Kuvendin e Kosovës – kaq vota i mori

    Insajderi
    04 March 2021 - 11:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kandidatja për deputete e Listës Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi Goodman ka arritur që të bëhet deputete e legjislaturës së tetë e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

    Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Krasniqi Goodman ka arritur që të marr gjithsej 60.885 vota, shkruan Gazeta Insajderi.

     Krasniqi Goodman në këtë legjislaturë është bërë deputete për herë të parë.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

    Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka ka njoftuar se fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit ka dal Lëvizja Vetëvendosje me  438 mijë e 334 vota.

    Pas VV-së, partia e dytë më e votuar doli të jetë Partia Demokratike e Kosovës me 148 mijë e 296 vota dhe e treta ka përfunduar Lidhja Demokratike e Kosovës me 110 mijë 978 vota. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark