×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Vashat e Kosovës parapëlqenin Tik – Tokun në vend të ushtrimeve, si rrjedhojë u mposhtën nga Malta  

    Insajderi
    29 June 2022 - 09:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmë, Kosova pësoi humbje nga Malta në sfidën e parë të grupeve në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla që po zhvillohet në Qipro.

    Malta triumfoi me rezultat 61:68, kjo si rrjedhojë e joseriozitetit të Vashave të Kosovës, të cilat para ndeshjes zgjodhën që kohë t’i kushtonin aplikacionit, TikTok, shkruan Insajderi.

    Basketbollistet mbrëmë përveç joseriozitetit, nuk treguan bashkëpunim dhe përkushtim për ndeshjen e rëndësishme ndaj Maltës. Siç shihet nga videot e publikuara, Vashat e Kosovës ishin larg të menduarit të ushtronin para ndeshjes – por, megjithatë, u kujtuan të provonin të vallëzonin të gjitha së bashku.

    Edicioni 2022 i Kampionatit Evropian të FIBA-s për Vendet e Vogla po zhvillohet në Ta’ Qali, Maltë nga 28 qershor – 3 korrik, ku po marrin pjesë gjashtë ekipe kombëtare nga e gjithë Evropa.

    Ndryshe, ndeshjen e radhës, Kosova e zhvillon sot ndaj Andorrës, nga ora 15:00.

    /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark