×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vazhdon drama për analizën e Mehmet Krajës qe destabilizoi Akademinë e Shkencave

    Insajderi
    27 December 2022 - 13:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Analiza që ngjalli shumë reagime, “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor” e publikuar nga Mehmet Kraja është fshirë nga faqja e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

    Kjo nuk e ka ndalur Krajën, pasi ai këtë shkrim që i është fshirë e ka publikuar në uebfaqen e tij personale, të titulluar “mehmetkraja.com”.

    E publikuar para pesë ditësh, kjo analizë nuk figuron më në faqen e Akademisë. Ndonëse publikimi i kësaj analize ngjalli shumë reagime, nuk është bërë e ditur arsyeja e fshirjes së saj nga ueb faqja.

    Analiza “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor” i referohej Serbisë dhe politikave të saj në Kosovë dhe në Ballkan, denoncon ashpër të gjitha veprimet subversive të shtetit fqinj, përfshirë edhe ndërhyrjet e saj në Gjykatën Speciale.

    Së fundmi akademikët Jusuf Bajraktari, Hivzi Islami dhe Frashër Demaj kanë akuzuar kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, për keqpërdorim të ueb-faqes së ASHAK-ut.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark