×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vazhdon vozitja e shfrenuar nëpër rrugët e Shqipërisë, kosovari kapet në radar me shpejtësi 191km/h

    Insajderi
    21 July 2021 - 20:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Shqipërisë edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduar patrullimet në rrugë duke marrë masa për ata që vozitin shumë shpejtë.

    Autoritetet shqiptare edhe sot kapën duke vozitur shpejtë një shqiptar te Kosoves me inicialet M.I, banues në Zvicër i cili me veturen e tij “Mercedes”, kishte qarkulluar me 191 km/h në aksion rrugor Fier – Vlorë duke mos arritur të ndalet në radarin e policisë.

    E ndaj tij Policia e Shqipërisë ka shqiptuar një gjobë prej 48 mijë lekësh apo 391.82 eurosh.

    Po ashtu gjatë ditës së djeshme dy shqiptarë të Kosovës me makinat e tyre “Lamborghini” dhe “BMW” ia kishin mësyer Vlorës me një shpejtësi marramendëse prej 225 km/h.

    As këta nuk ishin ndalë në radar, por ishin zënë disa momente më pas nga autoritetet duke u gjobitur me 2300 euro.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark