Kur ka kaluar thuajse një javë nga vdekja e papritur e yllit të muzikës britanike, George Michael, shkaqet e vdekjes së tij mbesin ende msiterioze.
Analizat pas vdekjes, të kryera nga policia, janë ende të paqarta dhe jo përfundimtare. Specialistët mjekoligjorë kërkojnë kryerjen e analizave të tjera toksikologjike, rezulatat e të cilave pritet të merren vesh vetëm pas disa javësh, thuhet në njoftimin e Policisë.
George Michael, me nënë angleze dhe baba qipriot, vdiq në moshën 53-vjeçare ditën e Krishtlindjes, në shtëpinë e tij në afërsi të Oksfordit. Pas njoftimit të vdekjes së Michael, publiçisti i 53-vjeçarit tha se shkaku i vdekjes mendohej se ishte zemra. Por njoftimi i sotëm i “Thames Valley Police” nënkupton se një hetim i plotë do të duhet kryer tashmë për shkaqet e vdekjes, pasi nuk janë pikasur shenja të vdekjes për shkaqe natyrale.
Michael është një nga këngëtarët më të njohur të muzikës Pop, e ka shitur rreth 100 milionë albume gjatë karrierës së tij.
Ai njihet si një muzikant i madh, por edhe një bamirës i jashtëzakonshëm. Si një ndihmë e spikatur për refugjatët nga Kosova, pas konfliktit në ish-Jugosllavi, ai ka dhuruar personalisht gjysmë milioni stërlinash, ndërsa performoi në koncertin “live” në “Wembley” për të siguruar fonde për krizën e refugjatëve.