×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdekja misterioze e kosovarit në hotel “Rogner”- Vëllai i tij zbulon bisedën e fundit para vdekjes

    Insajderi
    17 September 2021 - 10:42

    Ky është rrëfimi i dhimbshëm të vëllait të Ajdin Mustafit, të riut që ra nga hotel “Rogner”.

    Në një lidhje telefonike për emisionin “Me zemër të hapur”, Erkani tregoi telefonatën e fundit me vëllain, si dhe impresionet e vizitës së këtij të fundit në Tiranë dhe planet e qëndrimit 3-ditor.

    Çfarë ke mundur të mësosh? Çfarë thotë skeda e vdekjes?

    Për momentin, ato që dimë ne është se ka qenë një aksident në lidhje me sigurinë e kangjellave. “Rogner” është nën hetim të Policisë. Ne do të presim procedurën që të vazhdojë. Do ta shohim me avokat se çfarë do të bëhet dhe si do të kryhet hetimi.

    Kur ka rënë vëllai, ka rënë sipër një makine dhe kur është çuar në spital ka qenë i vetëdijshëm.

    Çfarë thuhet në skedën e vdekjes?

    Ne nuk i kemi takuar ende këta persona. Ka pasur trauma. Ndaj jemi në Tiranë sot. Nuk di asgjë në lidhje me hotelin. S’kemi asnjë informacion, ndaj edhe erdhëm. Sa arritëm në Tiranë që të marrim vesh se si kanë ndodhur ngjarjet. Do të marrim edhe rrobat e vëllait dhe do të bëjmë disa procedura administrative.

    Babai juaj tha se drejtori i madh i “Rogner” mori nga Vjena dhe ju telefonoi…

    Ishte një bisedë e shkurtër, ku drejtori gjeneral na shprehu ngushëllime dhe tha se ngjarja do të zbardhej. Në telefon më tha: “Do të bëjë doemos që të zbulohet e vërteta deri te kjo tragjedi”.

    Një vit më parë ju kishit qenë në Tiranë dhe keni qenë te “Rogner”?

    Po, kemi qenë dy vite më parë. Pas asaj vizite erdhëm prapë. Ai erdhi vetëm. Në Tiranë ka hotele të bukura, restorante të reja, të bukura. Ka njerëz të rinj, popullatë e re.

    Kur ishte telefonata juaj e fundit?

    E kam pasur diku më herët ose 1 orë maksimumi telefonatën e fundit.

    Çfarë ju tha?

    Bënim shaka. Më tregoi se si erdhi me aeroplan, se si po kalonte në Tiranë. Ka shkuar në Bllok dhe çfarë parashikonte që të bënte brenda fundjavës. Donte të vizitonte së pari Pazarin e Ri dhe bunkerin muze në mes të Tiranës.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark