×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vdes 11-vjeçarja në Shtime, ra nga kati i katërt i ndërtesës

    Insajderi
    30 September 2022 - 21:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një 11-vjeçare ka vdekur sot ( e premte ), pasi ka rënë nga ballkoni i një ndërtesë në Shtime.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:35 në rrugën “Shaqir Tershani”.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

    “Sot rreth orës 14:35 në rrugën Shaqir Tershani në Shtime një person i gjinisë femër e moshës 11-vjeçare aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i një ndërtese, kati IV. Për pasojë, viktima ka ndërruar jetë”, ka thënë Veseli.

    Ai ka bërë të ditur se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark