×
  • Showbiz
  • Show

    Vdes aktorja e njohur

    Insajderi
    06 December 2022 - 13:51

    Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale familiarët kanë deklaruar se ka ndërruar jetë aktorja, Kirstie Alley.

    Aktorja e njohur për rolin e saj në filmin “ Cheers” me të cilin ka fituar edhe çmimin Emmy, ka humbur betejën me kancerin, sëmundje të cilën së fundmi e kishte zbuluar se e kishte.

    Vdekjen e aktorës e ka konfirmuar edhe ish bashkëshorti i saj, aktori i “Bayëatch” Parker Stevenson, me të cilin kanë qenë të martuar nga 1983 deri në 1997 dhe kanë dy fëmijë së bashku:

     “Kirstie, unë jam shumë mirënjohës për vitet tona së bashku, dhe për dy fëmijët tepër të bukur dhe tani nipërit e mbesa që kemi. Ti do të më mungosh”.

    Në 2005, ajo luajti një version të trilluar të vetes në “Shoëtime’s Fat Acctress”, ishte një garuese në sezonin e 12 -të  Dancing ëith the Stars (2011–2012), ku mbaroi garën si e dyta garuese më e mirë. Në vitin 2016, ajo u shfaq në serialin Horror Comedy Fox Scream Queens.

    CHEERS — Season 7 — Pictured: Kirstie Alley as Rebecca Howe — Photo by: NBCU Photo Bank

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark