×
  • Showbiz
  • Show

    Vdes aktorja e njohur, një javë pas aksidentit famëkeq me veturë

    Insajderi
    12 August 2022 - 20:43

    Anne Heche u nda nga jeta sot në një spital në Los Angeles, një javë pas aksidentit famëkeq me veturë.

    53-vjeçarja po vajtohet nga emra të shumtë të Hollywoodit, përfshirë edhe ish-të dashurën e saj, Ellen De Generes, shkruan DailyMail.

    Heche, e cila ka luftuar ndër vite me varësinë e saj nga droga, u tha nga policia se kishte thithur shumë kokainë gjatë vozitjes.

    Gjatë aksidentit ajo u fut me veturën e saj në shtëpinë e Lynne Mishele, duke e lënë gruan në fjalë me lëndime të papërcaktuara, por të rënda.

    Stafi i aktores dje tha se ajo nuk do të mbijetonte; ajo u shpall dje me tru të vdekur.

    Familja e saj e mbajti atë gjallë në një ventilator ndërsa mjekët morën organet e saj për dhurim deri të premten. 

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark