Vdes Bajram Qerkini, kryetari i shoqatës së të pagjeturve “Zëri i Prindërve” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes Bajram Qerkini, kryetari i shoqatës së të pagjeturve “Zëri i Prindërve”

    Insajderi
    24 February 2025 - 08:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, është ndarë nga jeta para disa orësh.

    Qerkini vdiq pas një sëmundje që e mbajti shtrirë që disa muaj.

    Lajmin e kanë bërë me dije familja e tij me anë të një njoftimi në Facebook.

    Në njoftim thuhet se varrimi i të ndjerit do të bëhet ditën e martë, në orën 12:00, në varrezat e qytetit në Shipol të Mitrovicës.

    “Sot i mbylle sytë për të kaluar në amshim. Vdekja të mori dhe të ngjiti në Olimpin e njerëzve që lanë gjurmë për këtë vend. Vërtet, të Zotit jemi dhe vetëm tek Ai është kthimi. Ti sot shkove te Lartmadhëria e Tij. Sëmundja që të mbajti shtrirë tash e tre muaj ishte pushimi për një jetë plot sakrifica dhe brenga. Sot, u bashkohesh Babës Zenel dhe Babës Sadik, të cilët ndërruan jetë pa e ditur fatin e baballarëve të tyre. Ti shkove me boshllëkun për Reshatin. Njëzet e pesë vite përpjekje për të ditur fatin e djalit dhe të personave të tjerë të pagjetur nga lufta në Kosovë. Njëzet e pesë vite me veshin dhe syrin hapur, duke pritur një lajm për ta. I mbylle sytë dhe veshët sot, pa e marrë atë lajm”, ka shkruar familjari i tij.

    Bajram Qerkini pasi prej më shumë se 20 vitesh nuk ka pasur asnjë informacion për djalin e tij të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark