×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vdes këmbësorja e cila u godit nga vetura te rruga “C”

    Insajderi
    28 November 2023 - 20:29

    Një aksident ka ndodhur sonte në rrugën ‘C”, rreth orës 19:00’, ku si pasojë ka vdekur një këmbësore nga lëndimet e rënda trupore.

    Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, konfirmoi për Insajderin se këmbësorja D.G, 56 vjeçare, ka ndërruar jetë në QKUK, pasi nuk ka arritur ti përballoj plagët e marra.

    Tutje ajo tregoi se ngasësi i automjetit është arrestuar.

    “Rreth orës 20:00, nga QKUK, jemi njoftuar se këmbësorja: D.G (femër) 56 vjeç, nuk ka arritë të përballoj plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe e njëjta ka vdekur. Lidhur me këtë rast  hetuesit policor të njësitit të trafikut kanë nisë një hetim ndërkohë që është arrestuar ngasësi i automjetit”.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark