×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes në mënyrë të dyshimtë 32 vjeçari në Suharekë – Policia nis hetimet

    Insajderi
    20 April 2024 - 20:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person i moshës 32 vjeçare është gjetur i vdekur sot në Suharekë.

    Vdekja e të riut po cilësohet e dyshimtë dhe tashmë kanë nisur hetimet për këtë rast.

    Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Insajderi, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

    Viktima është A. T., i lindur në vitin 1992, mashkull shiqiptar/kosovar. Në vendngjarje menjëherë kanë dalë Policia e Kosovës dhe një ekip nga emergjenca e QKMF-së në Suharekë. Mjeku në vendin e ngjarje ka konfirmuar vdekjen e viktimës,” ka thënë zëdhënësi Gashi.

    Ai ka konfirmuar se trupi i pajetë i 32 vjeçarit është dërguar për obsuksion.

    Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërkohë policia me prokurorinë e shtetit ka hapur rastin si ‘hetim i vdekjes’. 

    Gazeta Insajderi merr vesh se viktima është Ardian Tafolli. Për vdekjen e tij kanë shkruar edhe familjarët në rrjete sociale.

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark