Ka vdekur Naim Xhakoli, ish futbollist i Kosovës së Vushtrrisë.
Lajmin e ka bërë të ditur Skënder Shabani, ish hendbollist.
Xhakoli ka ndërruar në moshën 52-vjeçare.
I lindur me 1970 si ri u aktivizua në KF Kosova Vushtrri ku menjëherë si i ri ra në sytë e drejtuesve të KF Trepça, ekip në të cilin u transferua.
Derisa regjimi serb filloi ta kërkonte për ta kryer shërbimin ushtarak, për ketë shkak ai u largua në vitin 1991 në Gjermani, ku u aktivizua fillimisht ne Entracht Trier e pastaj Sv Prum 1920 në Oberliga Pfalz.