×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vdes një grua në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë pasi e goditi vetura, policia jep detaje

    Insajderi
    05 October 2022 - 09:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një grua mbrëmjen e së martës ka vdekur pasi që është goditur nga vetura në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, në fshatin Babimoc të Obiliqit.

    Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, duke thënë se vozitësi i automjetit e goditi viktimën nga pakujdesia.

    Siç njofton policia, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “Fsh. Babimoc, Obiliq 04.10.2022 – 19:06. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin nga pakujdesia ka goditur viktimën femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime vdekje-prurës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në komunikatë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark