×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes një person e dy lëndohen pasi shoferit i humb kontrolli i veturës

    Insajderi
    22 November 2020 - 16:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një aksident me pasojë vdekjen e një 68 vjeçari e plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur këtë të dielë në rrethinat e Tiranës, në vendin e njohur si ‘shkallët e Tujanit’.

    “Mjeti me drejtues N.K., duke qarkulluar me mjet në një zonë e cila është kantier ndertimi, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët B.K dhe B.K., të cilët janë nisur me ambulancë për në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa pasagjeri tjetër shtetasi H.D., 68 vjeç, ka ndërruar jetë në vëndngjarje si pasojë e plagëve të marra”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Ndërkohë grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë shkuan në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.  /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark