×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vdes një person në vendin e punës në Suharekë

    Insajderi
    01 February 2023 - 16:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një punëtor ka ndërruar jetë sot në vendin e tij të punës në fshatin Studençan të Suharekës.

    Viktima është N.M. 51-vjeçar nga Prizreni.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

    “Me datë 01.02.2023, rreth orës 13:35 policia, nga mjeku kujdestar, ka marr informatën se në emergjencën në Suharekë  është sjell një person pa shenja jete”, ka thënë ai.

    Bytyqi njoftoi se viktima ishte duke punuar në një gurthyes. Rasti është duke u hetuar nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren.

    “Dyshohet se personi ka ndërruar jetë në  vendin e punës në një gurthyes në Studençan, Suharekë. Pasi që është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim”, tha Bytyqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark