Ka ndërruar jetë në QKUK personi i cili është plagosur me armë zjarri në Mitrovicë.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar Drejtori i Klinikës Emergjente Naser Syla.
Syla ka thënë se i plagosuri në QKUK ka ardhur në gjendje kritike dhe se nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
“I plagosuri ka ardhur në QKUK në gjendje të rëndë, kritike. Përkundër masave që kemi marrë dhe trajtimit të ofruar, ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe se para pak çastesh ka ndërruar jetë“, ka thënë Syla.
Gazeta Insajderi raportoi se personi i vdekur është Florim Zeqiri.
Florim Zeqiri është plagosur në afërsi të banesës së tij.
Insajderi poashtu merr vesh se i dyshuari ka shti me armë zjarri me gjashtë plumba, prej motoçikletës dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.