×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vdes profesori nga Ferizaj, kryetari Aliu dërgon telegram ngushëllimi

    Insajderi
    07 June 2023 - 22:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot ka ndërruar jetë profesori nga Ferizaj, Isak Eshrefi.

    Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

    Aliu ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të të ndjerit për humbjen e tyre. Ai tha se profesor Eshrefi ishte veprimtar i dalluar dhe se do të ngelet gjatë në kujtesën e ferizajasve.

    “Vepra e kontributi i tij, do të mbeten të pashlyeshme në mbamendjen e ferizajasve e më gjerë, duke u radhitur në të vlefshmet punë studimore, vepër që me përkushtim të rrallë e realizoi gjatë gjithë jetës së tij. Ngushëllime të sinqerta familjes Eshrefi, miqve e të njohurve të të ndjerit. Qoftë i parajsës shpirti i tij!”, ka shkruar Aliu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark