×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Vdes shkrimtari dhe studiuesi Idriz Ulaj

    Insajderi
    04 June 2023 - 19:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka vdekur në moshën 81-vjeçare Idriz Ulaj, gazetar, shkrimtar dhe studiues i folklorit.

    Idriz Ulaj ka botuar këto vepra 

    • “Këngë popullore nga Gucia”, Prishtinë, 1978, “Prizma” (poezi), Redaksia e botime “Rilindja”, Prishtinë, 1980, 
    • “Edhe një orë dritë”, “Pobjeda” – KOHA, Podgoricë, 1980, 
    • “Zilet e gëzimit” (koautor) për klasën e dytë të shkollës fillore, ETMMZ, Podgoricë, 1983,  
    • “Zilet e stinëve” (poezi për fëmijë të rritur), URA, Prishtinë, 2007, 
    • “Këngë dhe vajtime nga Krahina e Plavës dhe e Gucisë”, Instituti Albanologjik – Prishtinë, 2009, 
    • “Prozë popullore nga Krahina e Plavës dhe e Gucisë”, Instituti Albanologjik – Prishtinë, 2010 dhe
    • Vite me dy stinë”, Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë, 2012.

    Idriz Ulaj ka shkruar edhe prozë artistike (skica, reportazhe artistike, tregime etj.).

    Idriz Ulaj ka përkthyer vjersha të poetëve të shumë kombeve. Nga gjuha malazeze ka shqipëruar, përgatitur dhe botuar librat etnografiko-historikë të Andrija Joviqeviqit: “Nahija e Plavës dhe e Gucisë” (2009) dhe “Malësia” (“Ura”, Prishtinë, 2010).

    Varrimi do të bëhet në vendlindjen e të ndjerit, në Vuthaj të Plavës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark