×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    VIDEO/ Pasi bëri rrëfimin prekës Enit i ndodh e papritura

    Insajderi
    25 January 2023 - 16:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbrëmë nga shtëpia e “Big Brother Albania” është larguar banori Eni Tare. Pak para se të largohej ai bëri një rrëfim prekës e që bëri bujë të madhe.

    Ai ndau historinë e tij. Eni që në fëmijëri është rritur me një baba të alkoolizuar i cili ka dhunuar nënën e tij dhe atë.

    Eni është parë mjaft i mërzitur teksa ka folur për këtë temë që nuk ka qenë aspak e lehtë për të. Ai ka treguar se jeta e vështirë e tij filloi kur ishte 10 vjeçar.

    “Ka tentuar shpesh qe të ngreh dorë ndaj nënës time dhe jam dashur unë të përleshem me të në mënyre qe ta mbroj nënvn time”, shkruan Insajderi.

    Tutje ai ka shtuar se janë ndarë nga babai dhe kanë shkuar të jetojnë tek gjyshi por që ishte Eni që ka insistuar qe te rikthehen dhe e ka cilësuar si një gabim të tij. Eni ka treguar se ka pasur dëshirë që ta ketë një motër gjithmonë, por që nëna e tij ka abortuar faji i babait të tij.

    Gjatë rrëfimit të tij të përlëtorur janë parë të gjithë banorët.

    Përderisa Eni po bëntë rrëfimin prekës edhe profili i tij në “Instagram” u bombuardua nga shtimi i “followrs”.

    Ai para se të bëntë rrëfimin e tij kishte 5 mijë ndjekës ndërsa sot ai ka afro 20 mijë ndjekës.

    Numri i ndjekësve që po i shtoheshin në minutat e rrëfimit e dëshmon edhe video më poshtë, shkruan Insajderi.

    Gjatë tërë rrugëtimit të tij në shtëpi ai ishte i qetë dhe nuk përfshihej në diskutime fare. Ndërsa ai u vu në pah vetëm pas vetëm rrëfimit që është konsideruar motivues për faktin se është një realitet në shumë familje shqiptarë.

    Pas surprziës Eni la shtëpinë e Big Brother si i eliminuari i radhës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark