×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Veç je nana e burrit tem se t’kisha mytë”, përplasje dhe gjuajtje me lugë mes vjehrrës dhe nusës në Prishtinë

    Insajderi
    19 October 2022 - 18:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rastet e dhunës në familje janë mjaft të pranishme në Kosovë. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes. E nuk janë të rralla as rastet kur përfundojnë në telashe vjehrrat me nuse.

    Mbrëmë pas mesnatës, një 27-vjeçare në Prishtinë ka përfunduar në stacion policor, si e dyshuar për dhunë në familje.

    Sinjali mëson se ajo është denoncuar nga vjehrra e saj, e cila ka deklaruar se pas një mosmarrëveshje me renë e saj, e kishte gjuajtur atë më lugë.

    Ndaj kësaj kishte reaguar nusja e cila dyshohet ta ketë kërcënuar vjehrrën e saj duke i thënë mos ta prekë dhe i ka thënë se do e mbyste po të mos ishte nëna e bashkëshortit të saj.

    E dyshuara është intervistuar nga hetuesit policorë dhe me urdhër të prokurorit, ndaj saj është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark