×
  • Showbiz
  • Show

    Vedati iu mbanë “ders” banorëve menjëherë pas hyrjes në BBVK

    Insajderi
    24 January 2023 - 14:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Supriza e padiskutushme e ‘’ Prime- it’’ të mbrëmshëm të Big Brother ishte hyrja e aktorit Vedat Bajrami.

    Ai u bë pjesë e garës për të fituar çmimin final prej 200 mijë euro.

    Banorët e tjerë në shtëpi nuk e kursyen pritjen e ngrohtë ndaj tij.

    Madje ‘’ Vëllau i madh’’ u tregua zemërgjerë saqë i qerosi edhe me një darkë të gatuar jashtë shtëpisë.

    E, këtë darkë banori i ri e shfrytëzoi për tu njohur me banorët e tjerë.

    Ai në bisedime e sipër tregoi se cila është ‘’strategjia’’ e tij e lojës.

    ‘’Ky është VIP Big Brother, njerëzit këtu e kanë një pedigre. E ki një obligim ndryshe. Edhe paraqitja duhet me qenë në nivel. Unë s’po thom, se muj me e pas ni muhabet, muj me e pas një qasje ndryshe ama qasja duhet me kanë ma ndryshe’’, ka thënë ai.

    Ai shtoi gjithashtu se asgjë nuk shkon me ‘’bërryla’’ edhe përkundër mospajtimeve duhet të ketë debat të pastër.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark