23:11 - 23 Janar 2023

I futur në Big Brother Kosova si rival serioz për të zëvëndësuar Luiz Ejllin te audienca kosovare, Vedat Bajrami ka zhgënjyer në natën e parë.

Humori i tij mbetet kilometra larg Luiz Ejllit. Me distancë fizike e cilësi.

Vedati sonte nuk ka arritur ta konkurroj Tiranën, duke mos dalë as përtej Komoranit.

Ai ka përzgjedhur një humor me tone racise, të cilin ka një dekadë e gjysmë që e ripërseritë, ndonëse është i pa shije si humor pasiqë ka doza racizmi kundër banorëve të një zone.

“A mundem të zbuloj diçka? Është bërë liberalizimi i vizave dhe fluturimi i parë është Prishtinë-Komoran, me një aeroplan me piten e Xhulit”, ka thënë Vedati pos tjerash.

Derisa, emri më i përfolur ndër shqiptarët për momentin është Luis Ejlli, banor në Big Brother Albania. Sensi i tij i humorit ka bërë që shqiptarët të ngujohen para ekranit për ta shikuar Ejllin në Big Brother Albania.

Luizi ka arritur që brenda pak javësh të kthehet në një ndër emrat më të komentuar dhe më të kërkuar në media sociale.

Hyrja e tij në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania ka zgjuar kureshtjen edhe më shumë për këtë format dhe çdo veprim apo fjalë e tij bëhet virale.

Rrjetet sociale janë ‘pushtuar’ nga këngëtari dhe është gati e pamundur që të mos hasni në ndonjë video ku ai bën batuta apo i sfidon banorët e tjerë të shtëpisë.