×
  • Showbiz
  • Show

    Vedati në rolin e ‘Fukës’, banorët ‘shkrihen’ së qeshuri

    Insajderi
    14 March 2023 - 18:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Aktori dhe tashmë banori i Big Brother VIP Albania, Vedat Bajrami është i njohur për skeçet e tij të shumta humoristike.

    Ndër rolet e tij më të famshme që ka lënë gjurmë ndër vite është ai i ‘Fukës’, i cili mbetet ndër rolet më të preferuara të publikut.

    Ai së fundmi nuk ka nguruar që këtë rol ta luajë në ambientet e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

    Në javën e fundit të këtij spektakli, në shtëpi janë futur edhe plot ish-banorë – në mesin e tyre edhe moderatori Fisnik Juniku.

    Ky i fundit i cili është moderator i emisionit “Barber Shok”, ka realizuar një emision të improvizuar me ‘Fukën’ brenda shtëpisë, duke e marrë në intervistë.

    Sigurisht që të qeshurat e shumta dhe situatat komike nga Vedati gjatë kësaj interviste nuk kanë munguar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark