×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vëllai i gruas së Oliver Ivanoviqit u arrestua për grabitje

    Insajderi
    21 July 2021 - 22:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Disa ditë më parë, pjesëtarët e Policisë së Kosovës në Mitovicën Veriore arrestuan një 21-vjeçar me inicialet N.P., i cili tentoi të kryente një grabitje në një dyqan.

    Siç e zbulojnë mediat serbe, bëhet fjalë për vëllain e Milena Popoviç, gruas së politikanit serb të vrarë, Oliver Ivanoviq.

    Në deklaratën e policisë thuhet se më 18 korrik 2021, rreth orës 5 e 55 të pasdites, në rrugën “Kolaçinska” në Mitrovicë, në objektin e pazarit “Lazar”, një sulmues i maskuar u përpoq t’i merrte para pronarit të dyqanit nën kërcënim të thikës.

    Ngjarja u vu re edhe nga kamerat e vëzhgimit në ndërtesë dhe në rrugën përpara lokalit, shkruan Nova.rs.

    Pronari i dyqanit reagoi i qetë dhe parandaloi grabitjen, ai madje e dëboi sulmuesin nga lokali.

    Të nesërmen, oficerët e policisë gjetën dhe arrestuan të dyshuarin dhe gjatë kontrollit, pranë tij u gjet një thikë, e cila supozohet se është përdorur në kryerjen e veprës penale.

    Veprimet e mëtejshme hetimore vërtetuan se i njëjti person ka kryer grabitje nga viti 2019 në Mitrovicë, e cila nuk është sqaruar deri më tani.

    Pas provave të paraqitura, prokurori urdhëroi që i arrestuari të mbahej në paraburgim për 48 orë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark