×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vëllai i Nazim Bllaces e quan palaqo avokatin e Kadri Veselit

    Insajderi
    20 May 2022 - 23:03

    Vëllai i Nazim Bllaces, Liman Bllaca, ka reaguar përseri kundër avokatit amerikan të Kadri Veselit, Ben Emmerson.

    Përmes disa fototve në rrjetet sociale, Liman Bllaca e ka quajtur Emmerson, palaqo.

    “Palaqo maje ne mujsh me majt”, ka shkruar Bllaca.

    Ai po ashtu e demantoi avokatin e Kadri Veselit, Ben Emmerson, i cili, gjatë konferencës së sotme për ecurinë e çështjes për ish-krerët e UÇK-së, deklaroi se Nazim Bllaca ka vdekur.

    “Nazimi është shëndosh e mirë dhe nën mbrojtje ndërkombëtare”, ka thënë Liman Bllaca.

    “Prokuroria vazhdon të mbështetet te një dëshmitar, Nazim Bllaca, i cili ka vdekur. Ka informacione që ka qenë aset serb, i paguar nga shërbimet e fshehta serbe”, deklaroi Emmerson, të paktën sipas përkthimit zyrtar të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

    Nazim Bllaca u bë shumë i njohur në vitin 2009, pasi deklaroi publikisht se kreu vrasje në emër të Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK).

    Pas kësaj deklarate që e tronditi vendin, Nazim Bllaca, që vetëdeklarohej si agjent i SHIK-ut, u bë dëshmitar i mbrojtur i EULEX-it. Në këtë cilësi, ai u largua nga Kosova dhe vendndodhja e tij nuk dihet.

    Bazuar në deklaratat e Nazim Bllacës, u zhvilluan tri procese gjyqësore, “Bllaca 1″, “Bllaca 2” dhe “Bllaca 3”.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark