×
Insajderi / Insajderi

Vëllezërit Vllasaliu deklarohen të pafajshëm për akuzat e vrasjes së biznesmenit Rexhepi

Insajderi
14 November 2022 - 14:15
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Nexhat Vllasaliu, njëri nga të akuzuarit për vrasjen e biznesmenit, Bedri Rexhepi është deklaruar i pafajshëm për dy pikat e aktakuzës më të cilën e ngarkon Prokuroria Themelore e Ferizajt.

Ndërsa vëllau i tij, i akuzuari Jeton Vllasaliu fillimisht u shprehur ngushëllime familjarëve të viktimës, e që kjo solli reagim të familjarëve.

Po ashtu edhe ai është deklaruar se nuk ndihet fajtor në disa pika të aktakuzës.

Deklaratat e tyre u bënë, në seancën e sotme të shqyrtimit fillestar të këtij rasti, gjykimi për të cilën ka nisur në Gjykatën Themelore të Ferizajt.

Vëllezërit  Jeton e Nexhat Vllasaliu,  ngarkohen nga Prokuroria Themelore e Ferizajt me dy vepra penale për vrasjen e biznesmenit, Rexhepi “vrasje e rëndë” e “dëmtim i kufomave, varreve”.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark