Superkupa e Italisë do të jetë një “Derby della Madonnina” mes Milanit dhe Interit, por aktualisht ka dy vende të mundshme për ndeshjen.
Kjo është ndeshja mes kampionëve në fuqi të Serie A dhe fituesve të Kupës së Italisë, që në këtë rast janë përkatësisht Milani dhe Interi.
Tradicionalisht ishte një ndeshje para-sezonale, por vitet e fundit është zhvendosur në muajin dhjetor ose janar.
Për sezonin 2022/2023, raportohet se do të luhet më 18 gusht 2023.
Trofeu gjithashtu caktohet rregullisht jashtë vendit si pjesë e një marrëveshjeje për të sjellë fonde shtesë në futbollin italian.
Sipas mediumit Corriere dello Sport, janë dy vende të mundshme që po konsiderohen në Arabinë Saudite me datë 18 janar.
I pari është stadiumi ndërkombëtar King Fahd, me një kapacitet prej 67 mijë vendesh, ndërsa tjetri është Stadiumi King Saud, i cili mban vetëm 22 mijë vende.
Edhe ora e fillimit është ende duke u përpunuar, pasi Mediaset e dëshiron në orën 21:00 me orën italiane, ndërsa diferenca kohore do ta bënte një ndeshje më të hershme.