Nganjëherë është më mirë të udhëtoni vetëm për të parë dhe zbuluar veten. Nëse jeni duke menduar për aventurën tuaj të ardhshme, këtu janë destinacionet më të mira, për ju që preferoni të udhëtoni vetëm:
Tajlanda apo vendi i buzëqeshjeve, është e mrekullueshme. Ka çmime të përballueshme dhe do të gjeni ngrohtësi njerëzore.
Irlanda, një kombinim perfekt i jetës urbane dhe rurale. Ky vend i bukur me liqene, male e shira të dendur është aq i gjelbër sa e quajnë “Ishulli emerald”.
Kili, është zgjedhja e duhur për adhuruesit e qyteteve.
Kostarika, të ndjehesh vetëm në këtë vend është e pamundur, sepse keni shumë gjëra për të eksploruar.
Puerto Vallarta/Meksikë ka një bregdet fantastik. Meksiko ka shumë vende të vogla e të mrekullueshme ku kostoja e jetës është shumë e lirë, por Vallarta i tejkalon të gjitha. Natyrshëm është shumë vend i bukur, shumë romantik, por ka shumë turistë, njofton graziel.al
Barcelona, mund të udhëtoni lehtësish me transportin publik. Barcelona është një qendër transporti, me një nga portet kryesore të Evropës, një aeroport ndërkombëtar, që i shërben rreth 30 milionë pasagjerëve në vit, me një rrjet të gjerë autorrugësh dhe është një qendër e hekurudhës me shpejtësi të lartë, që lidhet me Francën dhe pjesën tjetër të Evropës.
New York, janë vetëm fjalë ato që e cilësojnë këtë qytet si “jo miqësor”.New York-u ka fatin të ofrojë një numër shumë të madh të parcesh,që në një fare mënyre mund të quhen si mushkëritë e qytetit në kuptimin e vërtet të fjalës./Insajderi.com