×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vendi i parë evropian që ua heq lejet e banimit sirianëve: Janë të sigurt në atdhe

    Insajderi
    02 March 2021 - 16:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Danimarka është bërë shteti i i parë evropian që i ka filluar politikat për kthimin në atdhe të imigrantëve sirianë, duke thënë se ata do të jenë të sigurt në vendin e tyre.

    Shteti skandinav ua hoqi lejen e banimit 92 refugjatëve sirianë pasi vlerësoi se Damasku dhe zonat përreth tij janë të sigurta, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

    Imigrantët do të dërgohen në kampet e dëbimit, por nuk do të detyrohen që të largohen. Sidoqoftë, grupet për të drejtat e njeriut thonë se qeveria po mundohet që imigrantëve të mos u lërë rrugë tjetër përpos kthimit në Siri.

    Mattias Tesfaye, ministër danez për Migracion, muajin e kaluar tha se vendi i tij ka qenë “i hapur dhe i sinqertë që nga fillimi” me refugjatët e ardhur nga Siria.

    “Ua kemi bërë të qartë refugjatëve sirianë se leja e tyre e banimit është e përkohshme. Ajo mund të tërhiqet, nëse mbrojtja nuk nevojitet më”, deklaroi ai.

    Deklarata e tij erdhi pasi Danimarka i shtoi zonat siriane që i vlerëson si të sigurta për kthimin e njerëzve. Pjesë e kësaj harte u bë edhe rajoni Rif Dimashq.

    “Ne duhet t’u ofrojmë mbrojtje njerëzve për aq sa është e nevojshme, por kur kushtet që ata të kthehen të përmirësohen, refugjati duhet të kthehet në atdhe dhe ta rifillojë jetën atje”, shtoi ministri danez.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark