
Me vendimin e Kadri Veselit për largim nga detyra zyrtare të bashkëpartiakëve që kanë aktakuza nuk po pajtohen disa nga themeluesit e PDK-së.
Leonard Kërquki, një gazetar që e drejton Gazetën Express, ndan për InDoks pikëpamjet e tij për PDK-në.
Për Kërqukun, vendimi i Kadri Veselit për të larguar njerëzit me aktakuza është veç një fasadë politike.
“ Mendimi i parë që të shkon ndërmend që largimi i atyre që kanë aktakuzë është vetëm një fasadë, sepse PDK-ja me ushtrimin e presionit dhe vendosjen e njerëzve në sistemin e drejtësisë e ka shkatërruar komplet atë sistem”, ka thënë Kërquki.
Kërquku ka përmendur disa nga premtimet e PDK që nga viti 2007.
“PDK ka keqqeverisur në vend, prej vitit 2007 ka premtuar se do t’ia ndryshojë jetën njerëzve, për këto viteve ja u ka ndryshu vetëm zyrtarëve të cilët janë pasuru në kurriz të qytetarëve”, është shprehur Kërquki.
InDoks në këtë episod do të sjell në mendjen e publikut momentet të cilat e përshkruajnë dekadën e parë të PDK-së në pushtet. Me procese gjyqësore të figurave të fuqishme të saj në vend dhe me akuza për krime morbide për liderët e saj jashtë vendit. Me suksese kozmetike e me dështime spektakulare. Nga një parti që dilte e para në një parti që i duhen dhjetar subjekte të tjera në koalicion që të guxojë që të hyjë në garë.