×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vendimi i Kurtiti- kaq do të dëmtohet kuleta e gjykatësve

    Insajderi
    23 November 2022 - 21:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në mbledhjen e sotme Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për uljen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët.

    Qeveria ka vendosur që pagat në sistemin e drejtësisë t’i kthejë si para vitit 2017.

    “Kushti i paraparë për përjashtim të këtij Ligji është plotësuar me nxjerrjen e aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese me Ligjin e atëhershëm për Paga, rrjedhimisht për të sjellë ligjshmëri plotësojmë këtë vendim duke shfuqizuar nenet relevante”, ka thënë Kurti.

    Këtë vendim të Qeverisë Kurti e ka komentuar hulumtuesi i lartë i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Yll Zekaj.

    Zekaj tha se me vendimin e ri, një gjyqtar në Kosovë nga 1700 euro do të paguhet vetëm 900 euro.

    ‘Tash kemi rreth 50% të uljes së pagave. Prej 1700 euro në 900 euro për një gjyqtar, pagë e cila tanimë është pagë denigruese për një gjyqtarë. Një gjyqtar të paguhet 900 euro dhe të merr vendime në sistemin e drejtësisë dhe të merr vendime të tilla, dhe të presim një integritet e profesionalisëm prej atij gjyqtari është e pamundur”, tha Zekaj në Politiko. 

    Qeveria Haradinaj në fund të vitit 2017 kishte marrë vendim për rritjen e pagës të kryeministrit të asaj kohe, Ramush Haradinaj, e cila preku automatikisht edhe sistemin e drejtësisë. Më pas në kohën e Qeverisë Kurti I ishte marrë vendim që paga e kryeministrit të zbritej, por ato të drejtësisë nuk u prekën. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark