×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vendimi i Kushtetuesës në favor të Listës Serbska- Berisha komenton vendimin

    Insajderi
    20 April 2023 - 19:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha, tha se vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuse, është në favor të Listës Serbe.

    “Ky vendimi na krijojnë pasiguri juridike, pasiguri zgjedhore që ne të jemi të sigurt[për të garuar] për faktin që e njëjta gjë do të përsëritet dhe ky vendim është në favor të Listës Serbe”, ka thënë Berisha në RTV Dukagjini.

    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha, po ashtu deklaroi  se vendimi i fundit, e ka cenuar demokracinë në shtetin e Kosovës.

    Ai ishte ankuar në Gjykatë, me pretendimet se Lista Serbe, i kishte orkestruar votat e qytetarëve, duke favorizuar parti të tjera të komuniteteve.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    20 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark