×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vendimi i Qeverisë e la preshevarin pa kryer detyrën e tij si stomatolog në Prishtinë

    Insajderi
    25 January 2022 - 18:27

    Rijad Xhemailit nga Presheva i cili me profesion është stomatolog po iu pamundsohet ta kryejë punën e tij.

    Kjo pasi nuk po u lejohet hyrja në Kosovë pa dozën e tretë të vaksinës kundër virusit Covid-19.

    Ai tha se është dashur që të jetë në Prishtinë, por se për shkak të masave të vendosura nga Qeveria e Kosovës, Xhemaili tha në emisionin “Frontal”, se nuk po mundet që ta kalojë kufirin.

    “Unë është dashur që të jem në Prishtinë, por arsyeja që tash e kanë bërë me tri vaksina, ne shumë pak kohë i kemi marrë dy vaksinat e para dhe tash nuk mundemi me i marrë të tretat për shkak të kohës se nuk i kemi bërë gjashtë muaj”, deklaroi ai.

    Shqiptari nga Lugina tha se ai në Prishtinë studion dhe punon.

    “Normal neve na duhet patjetër me qenë dhe rregullisht vijmë atje, por shkaku i vaksinës këtë javë nuk kemi mundur që të hymë. Atje studiojmë dhe punojmë”, tha ai,

    Më tutje, ai deklaroi se ka provuar që ta kalojë kufirin por se një gjë e tillë nuk është lejuar nga zyrtarët kufitar.

    “Për besë nuk e di. Po presim ndoshta e merr ndonjë vendim Qeveria. Ne kemi provuar dhe kemi qenë deri në kufi me pa a është i vërtet ky lajm por na kanë thënë që për shkak të vaksinës nuk mundemi me hy në territorin e Kosovës”, ka thënë ai.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark